Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A është e vërtetë që kushdo që lexon Suren El-Uakia në mëngjes dhe mbrëmje çdo ditë, nuk do të ketë varfëri dhe shejtanët nuk do t’i afrohen?
Përgjigje: Ky hadith nuk është i vërtetë, është një hadith i dobët dhe nuk është i vërtetuar. Megjithatë, besimtari i kërkon mbrojtje Zotit të tij ndaj çdo të keqeje dhe vepron shkaqet e duhura, kërkon rrizkun (furnizmin), e kërkon atë përmes tregtisë dhe rrugëve të tjera.
Sa i përket leximit të sures El-Uakia dhe besimit se kushdo që e lexon atë nuk do të ketë varfëri, kjo nuk është vërtetuar nga profeti ﷺ, po.