Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

5.Dhënia mes’h mesteve vetëm në lidhje me 5 namazet?

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Studime dhe fetva në lidhje me dhënien mes’h çorapeve

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetja nr 5: Praktika e njerëzve të rëndomtë është se ata u japin mes’h mesteve vetëm në lidhje me pesë namazet. A është veprimi i tyre siç duhet?

Përgjigje: Është e vërtetë se kjo është praktikë e njerëzve të rëndomtë. Ata besojnë se dhënia mes’h gjatë një dite do të thotë vetëm pesë namazet. Ndërsa kjo nuk është e vërtetë. Periudha që zgjatë një ditë do të thotë se atij i lejohet që t’u jep mes’h në një ditë të tërë pavarësisht nëse ai falë pesë namaze ose më shumë. Afati kohorë fillon që nga dhënia mes’h për herë të parë. Është e mundur që të falësh më shumë se dhjetë namaze në këtë mënyrë. Unë do të jap një shembull të kësaj:

Një të hënë personi i mbathë mestet gjatë namazit të sabahut. Ai e mbanë gjendjen e tij të pastër derisa ai të shkoj në shtrat të martën në mbrëmje. Kur ai zgjohet për shembull në ora 5:00 para sabahut, ai u jep mes’h atyre për namaz. Me anë të kësaj ai mund t’u jap mes’h deri të mërkurën pak para orës 05:00. Në këtë rast personi ka falur sabahun, drekën, ikindinë, akshamin dhe jacinë të hënën. Gjatë kësaj kohe, afati kohorë i tij ende nuk ka filluar për shkak se ai ende nuk i ka dhënë mes’h atyre.

Të martën ai e ka falur sabahun dhe u ka dhënë mes’h, e ka falur drekën dhe u ka dhënë mes’h, e ka falur ikindinë dhe u ka dhënë mes’h, e ka falur akshamin dhe u ka dhënë mes’h, e ka falur jacinë dhe u ka dhënë mes’h. Po ashtu ai mund t’u jap mes’h të mërkurën para se të skadojë afati kohorë. Shembulli i kësaj është se ai u jep mes’h të martën në ora 5:00 për të falur sabahun dhe pastaj u jep mes’h të mërkurën në ora 04:45 dhe mbetet në gjendjen e tij të pastër derisa ai të falë jacinë natën e së enjtes.

Në këtë rast ai me këtë abdes e ka falur sabahun, drekën, ikindinë, akshamin dhe jacinë e së mërkurës. Kjo do të thotë se ai ka falur pesëmbëdhjetë namaze që nga koha kur ai i mbathi mestet sepse ai i mbathi ato para sabahut të hënën dhe e mbajti gjendjen e tij të pastër dhe u dha mes’h të parën herë në lidhje me namazin e sabahut të martën në ora 05:00 dhe pastaj u dha mes’h mesteve në lidhje me namazin e sabahut të mërkurën në ora 4:45 dhe e mbajti gjendjen e tij të pastër në mënyrë që ai e fali jacinë në të njëjtën ditë. Këto janë pesëmbëdhjetë namaze që nga koha kur për herë të parë i mbathi ato.

Shpërndaje: