Imam Is’hak bin Mensur El-Kausexh El-Maruazi (v. 251)
Mesail-ul-Imam Ahmed bin Hanbel ue Is’hak bin Rahojah (667)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
I thashë imam Ahmedit: Çfarë mendon për një burrë që gjatë Ramazanit kthehet në shtëpi te gruaja e tij pas një udhëtimi? Ai nuk e ka agjëruar atë ditë dhe as gruaja e tij nuk ka agjëruar për shkak të menstruacioneve.
Ai tha: Nuk më pëlqen që ai të ketë marrëdhënie intime me të. Ai duhet të përmbahet nga kjo nëse kthehet nga udhëtimi.
Is’hak bin Rahojah tha të njëjtën gjë si Ahmedi dhe shtoi:
Por ai nuk është i detyruar të bëjë shpagim nëse e bën këtë gjatë ditës.