Shejkh Abdurr-Rrazak bin Abdul-Muhsin el-Abbad el-Bedr
Burimi: Shpjegimi i librit “Sëmundja dhe ilaçi”
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Ibnul Kajimi (rahimehullah) ka thënë:
“Prej pasojave të mëkateve është privimi nga furnizimi.”
Transmetohet në Musnedin e Imam Ahmedit: “Me të vërtetë robi privohet nga furnizimi për shkak të mëkatit që ai e ka bërë.”
Ashtu sikurse frika ndaj Allahut është një arsye për furnizim, braktisja e devotshmërisë është një arsye për varfëri, dhe çfarë mund të sjellë furnizimin sikurse bën braktisja e mëkateve?
Shpjegimi
Prej pasojave të mëkateve është privimi nga furnizimi. Po kështu, humbja e bereqetit që është në furnizim. Ai është i privuar nga furnizimi dhe çfarëdo furnizimi që ai ka, ai nuk do të ketë bereqet në të. Ai është i privuar nga bereqeti.
Transmetohet në Musnedin e Imam Ahmedit: “Me të vërtetë robi privohet nga furnizimi për shkak të mëkatit që ai e ka bërë.” Dhe ky hadith është përmendur më parë në një kapitull të mëparshëm.
Autori e argumenton me këtë hadith si dëshmi për këtë (privimin nga furnizimi). Dhe thënia e tij: Ashtu sikurse devotshmëria ndaj Allahut është një arsye për furnizim. Kjo është përmendur në ajetin e Sures el-Talak, thënia e Allahut (subhanehu ue te ala):
“Dhe kushdo që ka frikë Allahun dhe përmbush detyrimin ndaj Tij, Ai do të sjellë rrugë për të për të dalë (nga çdo vështirësi). Dhe Ai do t’i sjellë atij rrizk (furnizim e të mira) prej nga ai as nuk mund ta mendonte.” 65: 2-3
Devotshmëria ndaj Allahut (subhanehu ue te ala) është një shkak për furnizim.
Prandaj, ajo që kuptohet nga kjo është se braktisja e devotshmërisë është një arsye për varfëri. Nëse devotshmëria është një shkak për furnizim, braktisja e devotshmërisë është një shkak për varfëri.
[1] I dobët sipas Imam Albanit në ”Dhaif Sunen Ibn Maxheh”, fq. 12 Shiko videon: https://www.youtube.com/watch?v=m7yiQ5IWCoo