Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Mustafa El-Adeui ishte prej Ehl-us-Sunnetit

Alameh Muhamed bin Abdil-Uehab El-Uasabi (v. 1436)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A është Mustafa El-Adeui prej pasuesve të Ehl-us-Sunnetit?

Përgjigje:  Ai ishte nga Ehli-Sunneti në fillim, pastaj filloi të përzihej me hizbitë dhe u ndikua prej tyre. E lus Allahun që të na forcojë në Kuran dhe Sunnet! Kemi folur për Mustafa El-Adeuiun dhe kemi thënë se ai ishte nga Ehli-Sunneti, por më pas devijoi deri diku.

Sa i përket librave të tij të dobishëm si “El-Adhkar” të cilin e shkroi kur ishte te shejkh Mukbili -rahmetullahi alejhi-, lejohet të përfitohet prej tyre. Ndërsa librat që ka shkruar në Egjipt, të cilët përmbajnë vërejtje dhe devijime, duhet të shmangen. Vetëm dijetarëve iu lejohet që t’i lexojnë ato.

Një nga gabimet e tij është se ai ka fyer shejkh Albanin. Allahu bëri që shejkh Ahmed bin Abil-Ajnejn ta refuzojë atë – Allahu e shpërbleftë! Edhe ai është egjiptian dhe është kunati i tij. Ai e ka refuzuar Mustafa El-Adeuiun në disa libra.

Shpërndaje: