Imam Muhamed Nasirudin El-Albani (v. 1420)
Burimi: https://m.youtube.com/watch?v=sppIDgw_nEQ
Përktheu: Valdet Gashi www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A është kusht që të ketë një ngjyrë e caktuar?
Përgjigje: A e ke për qëllim xhilbabin? Jo, nuk e shoh të jetë kusht veshja e ndonjë ngjyre specifike, përveç përmbushjes së kushtit të përmendur te 8 kushtet e xhilbabit, që është të mos jetë një rrobë që tërheq vëmendjen. Rrobat që tërheqin vëmendje ndryshojnë nga një vend në tjetrin, nga një rajon në tjetrin. Sa i përket një ngjyre të caktuar, si për shembull e gjelbër, e bardhë, të jetë një ngjyrë, dy ngjyrësh, p.sh. ngjyrë portokalli ose të ngjashme, nuk shoh asnjë problem në këtë sepse siç është vërtetuar, zonja Aishah -radijAllahu anha- kishte një khimar të gjelbër. Besoj se kjo përgjigje mjafton që edhe fqinji yt të përfitojë prej saj.
8 kushtet e xhilbabit sipas imam Albanit
1.Xhilbabi duhet të mbulojë tërë trupin përveç fytyrës dhe duarve.
2.Xhilbabi nuk duhet të jetë i dekoruar. (nuk duhet të jetë i zbukuruar apo tërheqës sepse qëllimi i tij është të shmangë tërheqjen e vëmendjes).
3.Xhilbabi duhet të jetë i trashë dhe jo i tejdukshëm. (Nuk duhet të tregojë lëkurën).
4.Xhilbabi duhet të jetë i gjerë. (Nuk duhet të përshkruajë format e trupit).
5. Xhilbabi nuk duhet të jetë i parfumuar. (Gruaja nuk duhet të veshë rroba të parfumuara kur të dalë jashtë apo kur është pranë burrave që nuk janë mahrem të saj).
6.Xhilbabi nuk lejohet të ngjasojë me veshjet e burrave.
7.Xhilbabi nuk lejohet të ngjasojë me rrobat e grave kufare.
8.Xhilbabi nuk lejohet të jetë tërheqës (që tërheq shikimet e njerëzve).
Profeti ﷺ ka thënë:
“Kush vesh rroba për tu dalluar në këtë botë, Allahu do ta veshë atë me rroba të poshtërimit në ditën e gjykimit, pastaj do ta djegë në zjarr.”
Transmeton Ahmedi (5664), Ebu Daudi (4029), Nesai në Es-Sunnen El-Kubra (9560) dhe Ibn Maxheh (3607).
Ibn Kajimi -rahimehullah- ka thënë: “Sunneti i profetit ﷺ aludon që njeriu duhet të vishet ashtu siç vishen njerëzit në vendin e tij.”