Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Paguaj taksat dhe bindju pushtetarit

Imam Muhamed Nasirudin El-Albani (v. 1420)
Silsilat-ul-Huda uen-Nur (1078)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Shumica e dëgjuesve këtu duhet t’i paguajnë taksa shtetit. Ata e bëjnë këtë pasi kjo bie nën fjalët e përgjithshme të profetit ﷺ:

”Dëgjo dhe bindju prijësit edhe nëse të rreh dhe ta merr pasurinë, dëgjo dhe bindju!”

Transmeton Muslimi (1847).

Duhet të paguhen taksat në mënyrë që të mos shpërthejë kaosi mes muslimanëve duke bërë që njerëzit të kundërshtojnë detyrimet e tyre edhe nëse ato nuk janë të përcaktuara nga Sheriati, sepse kjo do të përshkallëzohej. Kam thënë më parë se nuk mund të thuhet se të gjitha taksat janë të ndaluara. Disa taksa duhet të paguhen për të mirën e shoqërisë.

Shpërndaje: