Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Para se të hedhësh diçka të rëndë ose të derdhësh ujë të nxehtë

Imam Salih bin Feuzan El-Feuzan
Burimi: https://www.alfawzan.af.org.sa
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Disa njerëz para se të derdhin ujë të nxehtë, për shembull, thonë: “bismilah” dhe thonë se kanë frikë mos e derdhin mbi xhinët dhe që (xhindët) t’i dëmtojnë. A është kjo e vërtetë?

Po, kjo është e vërtetë. Nuk duhet të hedhësh asgjë të rëndë apo ujë të nxehtë pa thënë “bismilah”, që xhindët të largohen dhe të mos të lëndojnë. Nëse thua “bismilah”, xhinët largohen dhe të shmanget çdo lëndim. Por nëse nuk thua “bismilah”, mund t’i lëndosh ata, dhe ata do të të pushtojnë e të hakmerren ndaj teje.

Shpërndaje: