Imam Muhamed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Kijamu Ramadan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!
Hamdi dhe lavdërimi i takojnë Allahut, selamet dhe salavatet e Allahut qofshin mbi të dërguarin e Allahut, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi ata që e pasojnë sunnetin e tij dhe janë besnikë ndaj tij. Dhe pastaj: Ky është botimi i dytë i librit tim “Kijamu Ramadan” që ia paraqes lexuesit të respektuar para muajit të bekuar të vitit 1406h (1985). Kjo ndodh pasi që botimi i parë është shitur dhe kërkesa për të është rritur. Unë pastaj e shqyrtova atë përsëri, e filtrova atë, shtova disa hadithe dhe mësime të dobishme dhe të reja që – nëse Allahu dëshiron – kjo do ta gëzoj lexuesin. Më e rëndësishmja që lexuesi do të shohë është çështja e i’tikafit.
E lus Allahun -subhanehu ue te ala- që të bëjë që e sakta të jetë aleat i imi, të më falë për gabimet e mia, të mbroj penën time prej tyre dhe të bëjë që ky punim të jetë i sinqertë për fytyrën e Tij – me siguri Ai është Falësi, i Buti.
Aman
Me 7 Sha’ban të vitit 1406
Muhamed Nasir-ud-Din el-Albani