Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
El-Lika Esh-Shehri (56 B)
Përktheu: Valdet Gashi www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Pas urinimit qëndroj ulur si zakonisht në mënyrë që të dalë gjithë urina. Pastaj e laj organin tim dhe ndonjëherë e thaj atë. Përafërsisht pas një çerek ore vërej se dy ose tre pika urine kanë dalë. Çfarë duhet të bëj duke pasur parasysh se kjo ndodh vazhdimisht?
Përgjigje: E lus Allahun që ta shërojë atë sa më shpejt. Nuk shoh ndonjë zgjidhje tjetër përveç që të presë derisa urina të ndalet plotësisht qoftë edhe nëse ai duhet të dalë nga tualeti dhe të ecë disa hapa. Është e mundur që pjesa tjetër e urinës të dalë gjatë lëvizjes.
E këshilloj gjithashtu që të shkojë te një specialist sepse Allahu nuk e dërgon një sëmundje pa dërguar edhe ilaçin për të. Ndoshta ai do të gjejë një ilaç me të cilin Allahu do ta shërojë atë.