Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Përdorimi i ujit gojor, i pastës së dhëmbëve dhe shijimi i ushqimit gjatë agjërimit

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Burimi: https://www.af.org.sa/ar/node/3107
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva ka dhënë një fetva se është e lejuar të pastrohen dhëmbët me pastë, me kusht që ajo të pështyhet dhe të mos gëlltitet qëllimisht. Po ashtu, kanë thënë se e njëjta gjë vlen edhe për përdorimin e ujit gojor dhe shijimin e ushqimit gjatë gatimit, me kusht që ato të nxirren nga goja dhe të mos gëlltiten.

Përgjigje: Kjo është e saktë. Të gjitha këto lejohen.

Shpërndaje: