Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Hukuk da’at ilejhel-Fitrah ue karrathesh-Sheri’ah, fq. 26-27
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Profeti ﷺ ka thënë:
“Silluni mirë me gratë ngase gruaja është krijuar nga brinja dhe pjesa më e lakuar është pjesa e sipërme e saj, nëse përpiqesh ta drejtosh, e thyen, nëse e lë mbetet e lakuar.”
Bukhari (3331) dhe Muslimi (1468).
Profeti ﷺ gjithashtu ka thënë:
“Të mos e urrejë besimtari besimtaren, nëse nuk pëlqen prej saj një cilësi, do t’i pëlqejë një cilësi tjetër.”
Transmeton Muslimi (1469).
Këtu profeti ﷺ e mëson umetin e tij sesi një burrë duhet ta trajtojë gruan dhe se ai duhet të pranojë atë që merr prej saj. Gruaja është krijuar në një mënyrë që nuk mund të jetë e përkryer.
Njëfarë prirjeje e natyrshme për të pasur të meta duhet të ekzistojë tek ajo – dhe vetëm duke qenë e tillë, burri mund të gjejë kënaqësi tek ajo.
Duke u bazuar në këto hadithe, burrë duhet të krahasojë anët e mira të gruas me ato të këqijat. Nëse ai nuk e pëlqen një prej cilësive të saj, duhet ta krahasojë atë me një tjetër cilësi që i pëlqen. Nuk duhet ta shohë gruan e tij vetëm me zemërim apo nga një këndvështrim përçmues. Disa burra kërkojnë që gratë e tyre të jenë të përsosura. Kjo është e pamundur. Si rezultat ata zhgënjehen dhe humbasin kënaqësinë që mund të gjejnë tek gratë e tyre. Në rastin më të keq kjo çon në divorc ashtu siç ka thënë profeti ﷺ:
”… nëse përpiqesh ta drejtosh, e thyen…”
thyerja është divorci.
Prandaj burri duhet të jetë i butë dhe të ketë mirëkuptim për veprimet e gruas për sa kohë që ato nuk ndikojnë negativisht në fenë apo nderin.