Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Si të veprohet me gruan që nuk dëshiron të vishet siç duhet?

Alameh Abdul-Muhsin bin Hamed El-Abbad El-Bedr
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Një njeri fetar është i martuar me një grua që nuk dëshiron të vishet sipas sheriatit. Ai e ka këshilluar disa herë dhe ka bërë durim me të një kohë të gjatë. Ai dëshiron të ndahet prej saj por e vetmja gjë që e ndalon nga kjo është se ai ka fëmijë me të. Çfarë duhet të bëjë ai?

Përgjigje: Kjo ishte e tillë që në fillim. Ai e dinte për gjendjen e saj. Duke qenë se ajo ishte e tillë, ai ose duhej të mos martohej fare me të, ose t’i vendoste kusht gjatë aktit martesor që ajo të bëhej praktikuese e fesë dhe të mbulohej siç duhet. Ky ishte detyrimi i tij.

Meqë kjo tashmë ka ndodhur dhe ata kanë fëmijë, do të ishte më mirë që ai ta braktiste atë duke pasur parasysh gjendjen e saj të keqe, ekspozimin e bukurisë përmes zhveshjes dhe përzierjen me burra. Prioriteti kryesor është që ai ta largojë atë nga jeta e tij.

Nëse fëmijët janë të rritur, ata mund t’i shohin vetë dallimet. Nëse janë të vegjël dhe është më mirë për ta që të qëndrojnë me nënën, atëherë duhet të qëndrojnë me të. Por nëse është më mirë për ta që të qëndrojnë me babain, atëherë duhet të qëndrojnë me të.

Shpërndaje: