Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Studime dhe fetva në lidhje me dhënien mes’h çorapeve
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Studimi i katërt ka të bëjë me pikënisjen kur banori bëhet udhëtar dhe anasjelltas. Çështja ka tre skenarë:
E para: Gjendja ndryshon para se të prishet abdesi. Shembull i kësaj është që personi të mbathë çorapet e lëkurës në qytetin e tij dhe fillon të udhëtojë para se ai të prish abdesin ose i mbathë ato gjatë udhëtimit dhe kthehet në shtëpi para se ai ta prish abdesin. Në shembullin e parë ai u jep mes’h si udhëtar. Në “el-Mexhmu”, thuhet se ka konsensus në lidhje me këtë. El-Mexhmu (1/472). Në shembullin e dytë, ai duhet t’u japë mes’h si vendas. Nuk ka asnjë dyshim për këtë.
E dyta: Gjendja ndryshon pasi që abdesi të jetë prishur dhe para dhënies mes’h. Shembull i kësaj është se personi mbathë çorapet në qytetin e tij, e prish abdesin dhe fillon të udhëtojë para se ai t’u jep mes’h atyre, ose t’i mbathë ato gjatë udhëtimit, e prish abdesin dhe kthehet në shtëpi para se ai t’u jep mes’h atyre. Në shembullin e parë ai duhet t’u japë mes’h si udhëtar. Kjo gjendet në “El-Insaf”:
“Kështu thotë medhhebi Hanbeli, dhe këtë mendim e kanë kolegët.” El-Furu (1/168).
Në “el-Furu”, thënia e tij është shoqëruar me shkronjën و si një tregues se tre imamët e tjerë e kanë të njëjtën mendim. El-Furu (1/168). Pastaj ai tha: “Ahmedi gjithashtu e ka një mendim që thotë se ai duhet t’u japë mes’h si vendas.”
Në “el-Mughni,” mund të lexoni:
“Ai që nuk u jep mes’h derisa të filloj udhëtimin, ai duhet t’u japë mes’h si udhëtar. Ne e dimë se dijetarët kanë mendime të ndryshme në lidhje me këtë.” El-Furu (1/168).
Në shembullin e dytë ai duhet t’u japë mes’h si vendas. Unë nuk kam parë ndonjë mospajtim në lidhje me këtë.