Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ulja duke u mbështetur në dorën e majtë

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Burimi: https://binbaz.org.sa/fatwas/19952/%D8%AD%D9%83%D9%85-%D8%A7%D8%AA%D9%83%D8%A7%D8%A1-%D8%A7%D9%84%D9%85%D8%B5%D9%84%D9%8A-%D8%B9%D9%84%D9%89-%D8%A7%D9%84%D9%8A%D8%A9-%D9%8A%D8%AF%D9%87
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Disa dijetarë, Allahu i mëshiroftë, kanë thënë se nuk lejohet që njeriu të mbështetet mbi shuplakën e dorës së tij të majtë. Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh përmend një hadith ku profeti ﷺ kaloi pranë një burri që ishte ulur duke u mbështetur mbi dorën e tij të majtë gjatë namazit dhe i tha:

”Kjo është ulja e atyre mbi të cilët ka rënë zemërimi i Allahut.”

A është ky veprim, pra mbështetja mbi dorën e majtë (gjatë uljes), e veçantë vetëm për namazin apo është i përgjithshëm?

Përgjigje: Po, është transmetuar një hadith në të cilin i dërguari ﷺ e ka ndaluar këtë veprim. Nga hadithi duket se ndalesa është e përgjithshme, si në namaz ashtu edhe jashtë tij, pra që njeriu të mbështetët në shuplakën e dorës së tij të majtë duke e vendosur dorën prapa shpine.


Shurejd bin Suvejd -radijAllahu anhu- ka thënë: “Njëherë i dërguari kaloi pranë meje ndërsa isha ulur kështu, unë e kisha vendosur dorën e majtë prapa shpinës time duke u mbështetur në shuplakën e dorës.

Ai ﷺ më tha: ”A je ulur siç ulen ata mbi të cilët ka rënë zemërimi i Allahut?!”

Transmeton Ebu Daudi, (4848), Ahmedi (18960), dhe Ibn Hibani në Sahihun e tij.

Shpërndaje: