Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Thirrja e ezanit në shtëpi (2)

Imam Abdullah bin Ahmed bin Hanbel (v. 290)
Mesail-ul-Imam Ahmed (1/207-208)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

E pyeta babain tim (imam Ahmedin) për burrin që falë namazin në shtëpi (me arsye): A duhet të thërrasë ezanin dhe ikametin?

Ai u përgjigj: Nuk ka asgjë të keqe nëse thërret ezanin por është gjithashtu e vlefshme të mjaftohet me ezanin e qytetit.

Kur babai im ishte i kërkuar (nga shteti), u falëm së bashku; ai thirri ezanin dhe ikametin, pastaj u falëm bashkë.

Shpërndaje: