Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Udhëtari e prish agjërimin kur kthehet në shtëpi

Imam Is’hak bin Mensur El-Keusexh El-Maruazi (v. 251)
Mesail-ul-Imam Ahmed bin Hanbel ue Is’hak bin Rahojah (681)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

I thashë imam Ahmedit: Çfarë mendon për një person që agjëron gjatë udhëtimit dhe më pas kthehet te gruaja e tij dhe bën marrëdhënie intime me të?

Ai tha: Nuk më pëlqen që ai ta prishë agjërimin. Ai duhet ta zëvendësojë këtë ditë. Dhe nëse ai bën marrëdhënie intime me gruan e tij, duhet gjithashtu të bëjë shpagim për këtë.

Shpërndaje: