Imam Salih bin Feuzan El-Feuzan
Burimi: https://www.alfawzan.af.org.sa
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Në punën time unë bëjë udhëtime të gjata mes Riadit, Damamit dhe Xhedës. A është e lejuar për dikë si unë që udhëton gjatë tërë vitit për shkak të punës, të mos agjërojë në Ramazan? Dhe kur duhet t’i kompensoj?
Përgjigje: Ai që udhëton vazhdimisht ka më shumë të drejtë për lehtësim sesa ai që udhëton rrallë pasi që ky ka më shumë vështirësi. Prandaj atij i lejohet të mos agjërojë dhe të zgjedhë një periudhë të vitit për të kompensuar ditët e humbura. Ai duhet të sigurohet që, para se të vijë Ramazani i ardhshëm të mos i kenë mbetur ditë të paplotësuara. Në këtë rast i bëhet e detyrueshme që t’i kompensojë ato para Ramazanit të ardhshëm në mënyrë që të mos ketë borxh nga Ramazani i kaluar.