Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Vdiq ndërsa ishte i obliguar të agjërojë një muaj

Imam Is’hak bin Mensur El-Keusexh El-Maruazi (v. 251)
Mesail-ul-Imam Ahmed bin Hanbel ue Is’hak bin Rahojah (679)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Imam Is’hak bin Mensur I thashë imam Ahmedit: Çfarë mendon për një person që vdes ndërsa ishte i obliguar të agjërojë një muaj?

Ai tha: Nëse bëhet fjalë për ditë të humbura (të Ramazanit), familjarët e tij le të japin ushqim për të. Nëse bëhet fjalë për një betim të dhënë, familjarët e tij duhet të agjërojnë ato ditë.

Is’hak bin Rahojah tha të njëjtën gjë.

Shpërndaje: