Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: El-Hixhab, fq. 22
Përktheu: Valdet Gashi
Nëse vështrojmë zbulimin e fytyrës së gruas para burrave të huaj, ne gjejmë shumë dëme. Nëse do të kishte ndonjë përfitim, atëherë ato janë pak dhe dominohen nga dëmet. Disa nga dëmet janë si më poshtë:
1 – Sprova. Gruaja sprovon veten kur e zbukuron fytyrën e saj dhe e shfaq veten në një formë provokative. Kjo është një nga shkaqet më të mëdha të së keqes dhe shkatërrimit.